Tre orë pritje para bashkisë së Tiranës, banorët e Shkozës kërkojnë sistemimin e rrugëve
Ashtu siç paralajmëruan banorët e Shkozës u mblodhëm këtë fillim jave para bashkisë Tiranë.
Kërkesa e tyre ishte e njëjtë njësoj si gjatë protestave të zhvilluara në fundjavë, sistemim i rrugëve që përshkruajnë çdo ditë.
Që prej orëve të para të mëngjesit ishin në pritje të një takimi me një përfaqësues të Bashkisë për ti parashtruar problemin e rrugëve.
Ndonëse durimi i tyre u sfidua prej 3 orë, u bë e mundur që një përfaqësi e banorëve të zhvillonin takimin me drejtoreshën e Planifikimit të Territorit në Bashki, ku u ra dakord që gjatë ditës së nesërme do të inspektohet lagjia, e cila prej gati 20 vitesh vuan mungesën e rrugëve.
Banorët e Shkozës prej vitesh jetojnë në një lagje ku mungesa e investimeve të Bashkisë ne te gjitha drejtimet është e dukshme. /Ora News