Tre të arratisurit ka dyshime se mund të kenë hyrë në Shqipëri

Vijojnë kërkimet për tre shqiptarët të cilët prej natës së të mërkurë duke u gdhirë e enjte janë në arrati pasi u larguan nga burgu Rebibbia i Romës.

Mediat italiane shkruajnë se Tesi Basho, Mikel Hasanbelli dhe Ilir Pere janë të rrezikshëm dhe janë gati të bëjnë çdo gjë madje mund të kenë dhe bashkëpunëtorë.

ilmessaggero.it shkruan se ka dyshime se ata janë parë në autostradë në veri të Romës, ndërsa të tjerë thonë se tashmë kanë kaluar kufirin dhe kanë hyrë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk kanë pasur asgjë për të humbur e me shumë mundësi kanë mbështetje të jashtme, persona që janë duke i ndihmuar”­ thonë hetuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë mediat italiane publikuan dhe një foto ku vizatohet mënyra si mund të jenë arratisur

Si u arratisen – Pasi kanë sharruar hekurat e qelisë 3 shqiptarët kanë përdorur carcafë për të zbritur në rrugë.  Në krevatet e tyre ata kanë vendosur kartona të mbuluar me batanije si gjurmë të trupave të tyre të shtrira, në mënyrë që mos të shkaktohej menjëherë alarmi i mungesës së tyre. Ndërsa në hekurat e sharruar të qelisë kanë varur një bluzë për të fshehur të çarën./Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?