Tre të vrarë brenda pak orësh në Tiranë, gjyshi vrau nipin 20-vjeç dhe më pas veten

Dy vrasje janë shënuar në Tiranë, paraditen e sotme, si dhe një vetëvrasje.  Pas vrasjes së një 50- vjeçari, i cili u ekzekutua me plumb në kokë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fushë Prezë. Viktima është një 20- vjeçar, i identifikuar nga policia me emrin Rexhep Doda, 20 vjeç. Ai është qëlluar me çifte nga gjyshi i tij, dhe ka ndërruar jetë pak momente, pas ngjarjes. Më pas gjyshi, Hasmet Doda, 81 vjeç, vrau veten me armën e krimit, në kushte të rënda psikologjike, para se të arrinte policia. Kjo ngjarje ndodhi vetëm pak momente pas vrasjes në Kamëz. Një 50- vjeçar është qëlluar me plumb në kokë para shtëpisë së tij në Kamëz, në orët e para të mëngjesit. Mësohet se viktima, i moshës rreth 50- vjeç, u identifikua nga policia si Qerim Kaçi, i cili humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Një grup hetimor që mbërriti menjëherë në vendngjarje, po punon për të gjetur motivet, që fshihen pas vrasjes së Qerim Kaçit.

SHKARKO APP