
Disa zv.ministra aktualë do të vijojnë të mbajnë pozicionet që kanë. Por ka edhe emra të tjerë të përzgjedhur prej Edi Ramës.
Enio Civici pritet të shkojë si zv.ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Për ata që ishin në listat e 25 prillit e që nuk fituan mandatin e deputetit, po fitojnë një post në qeveri.
Mirela Kumbaros do t’i çojë si zv.ministre të Turizimit dhe Mjedisit, dy ish-deputete të PS-së. Bëhet fjalë për Vilma Bellon e qarkut Vlorë dhe Almira Xhembullën e qarkut Dibër.
