Tre zyrtarë të gjykatës së Kurbinit pozitivë me Covid 19, KLGJ miraton një listë me gjyqtarë nga kryeqyteti për…

Tre zyrtarë të gjykatës së Kurbinit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 duke bërë që të ndërpriten proceset gjyqësore. Mësohet se mes zyrtarëve të infektuar, njëri është gjyqtar.

Gazetari Elidon Ndreka konfirmon për “BalkanWeb” se kjo situatë ka rreth një javë dhe fillimisht janë testuar të gjithë personeli si dhe institucioni i Prokurorisë duke qenë se ndodhen në të njëjtat ambiente.

Testimet e gjithë pjesës tjetër të stafit kanë dalë negative duke rikthyer në punë pjesën më të madhe të punonjësve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjykata e Kurbinit ka vetëm 3 gjyqtarë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar një listë të gjyqtarëve nga kryeqyteti, të cilët do të trajtojnë çështjet urgjente.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?