Tregtarët pesimistë: Covid-19 ka ulur fuqinë blerëse

Pandemia e Covid-19 ka goditur buxhetet e familjeve shqiptare, si pasojë e tkurrjes së të ardhurave, duke sjellë rrjedhimisht një rënie të konsumit në vend.

Tregtarët e fruta perimeve në kryeqytet shprehen se fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm krahasuar me një vit më parë, kjo jo për shkak të çmimeve, por të pamundësisë financiare të qytetarëve.

Pavarësisht se tregtarët shprehen se çmimet nuk kanë pësuar rritje, për qytetarët sërish mbeten të papërballueshme në këtë periudhë krize, ku pasiguria për të ardhmen ka bërë që të orientojnë shpenzimet e tyre vetëm tek nevojat bazike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teksa efektet e pandemisë vijojnë të jenë ende prezente, kriza e konsumit rrezikon të zgjasë në kohë përtej vitit të ardhshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?