Treni i udhëtarëve përplas një makinë, plagoset rendë shoferi
Aktualitet E Enjte, 29 Prill 2021 07:40
Treni i udhëtarëve të linjës Shkodër-Tiranë ka përplasur një automjet. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit në Fushë Mamurras.
Sipas informacioneve të para dyshohet se nga përplasja është plagosur rëndë shoferi i makinës.
Ende nuk ka një informacion zyrtar.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur procedurat për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

