Treshja e prezantuesve të festivalit në TVSH :Laço,Tafani dhe Pallaska

 

Zbulohet treshja e prezantuesve të festivalit muzikor të fundvitit . Prej ditësh ka nisur të rritet kurioziteti për emrat që po lakohen në media rreth prezantuesve të edicionit të 54-­t të Festivalit në Radio Televizionin Shqiptar. Revista BORDO zbulon se protagonistët që do të ngjiten në skenë për të prezantuar festivalin janë: skenaristi dhe prezantuesi Pandi Laço, aktorja nga Kosova Gresa Pallaska dhe gazetarja Blerta Tafani.

Një treshe, e cila pritet të sigurojë një festival, i cili siç deklaroi pak ditë më parë edhe drejtori i RTVSH­-së, Martin Leka, do të mbahet mend gjatë. Pandi Laço do të jetë krah dy bukurosheve, jo vetëm si prezantues, por edhe skenaristi zyrtar i festivalit të 54­-t, ndërkohë gazetarja Blerta Tafani, vjen nga studiot e TVSH­-së, pas një eksperience të gjatë në media, si gazetare dhe spikere lajmesh. Mjaft kuriozitet ngjall emri i aktores Gresa Pallaska, e cila ngjitet në skenë, jo thjesht duke respektuar traditën e krijuar të festivalit, i cili prezantohet edhe nga përfaqësues nga Kosova, por edhe pas sukseseve në skenën e teatrit dhe kinemasë kosovare, por edhe një figurë e dashur për publikun përmes produksioneve televizive. 

SHKARKO APP