Tritan Shehu: Kanabisi mjekësor, sjell mirëqënie për trafikantët

Pasi deputeti socialist, Vladimir Kosta, është shprehur pro liberalizimit të kanabisit pasi do të sillte të mira dhe punësim për vendin. "Ushtrimi i ligjshëm i këtij aktiviteti do sillte të mira materiale për një numër të madh të familjeve shqiptare, por edhe për shtetin shqiptar në formën e tatimeve dhe taksave”, theksoi Kosta.

Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Tritan Shehu, ish-ministër i shëndetësisë, i cili ka thënë se legalizimi i kanabisit do të sillte mirëqënie për trafikantët.

Çudirat e te majtes sone nuk kane kufi!!!!

Nje tjeter deputet socialist sot kerkon te ashtuquajturin liberalizim te "kanabisit mjekesor"!!!!

Kjo sipas tij do te sillte "parajsen dhe mireqenien" ne Shqiperi!!!

Ne fakt nje "parajse subjektive" mund ta sillte, kur konsumon kanabis cdo gje mund ta perceptosh roze ose mavi!

Po me tej vjen veçse " ferri" i droges.

Mireqenie mund te sillte per ata qe e zoterrojne nje trafik te tille.

Per shoqerine do te sillte vecse kriminalitet e degradim.

Flet per "kanabis mjekesor", dua ta pyes cfare nenkupton me kete terme qe nuk ekziston?

Flet per eksperienca te vendeve te tjera, kush, sa jane ne Europe e Bote ata dhe si…?

Italia dhe ate sasi te vogel kanabis qe i nevojitet per nevoja eksperimentale laboratorike, me ligj ja ka deleguar ushtrise se saj per ta prodhuar.

Kjo eshte e verteta, perceptimi i se ciles edhe mund te deformohet nen interesa a faktore te ndryshme, shkruan Shehu në Facebook.

Megjithatë çështja e kanabisit është një diskutim në gjithë botën. Madje presidenti Obama në projekt- buxhetin për vitin 2016 eshte shprehur pro lejimi tëtshteteve amerikane qe të legalizojnë dhe rregullojnë përmes ligjeve legalizimin e marjuanës. Ndaj ky diskutim nuk është dhe aq i çuditshëm, aq me teper qe ekzistojne edhe shume studime per te mirat e vajit të kannabisit në kurimin e disa sëmundjeve.

SHKARKO APP