Tritan Shehu ngre disa shqetësime për vakinën e gripit: Ministria e Shëndetësisë të sqarojë njerëzit
Nga Tritan Shehu
Së pari është siguria medikamentize, edhe për vaksinën Grip!
Ministria e Shëndetësisë është e detyruar të sqaroje për këtë vaksinë, që po përdoret nga institucionet shtetërore:
—Kjo vaksinë e ardhur dhe e trumbetuar ku dhe nga kush është prodhuar, nën çfarë standartesh?
—A është regjistruar, a është në qarkullim dhe a mund të qarkullojë në vendet e BE, ShBA etj ku veprohet nën “Ombrellën” e sigurisë së EMA ose FDA?
—Në cilat vende është në qarkullim kjo vaksinë aktualisht?
—Kush negocioi për këtë vaksinë, me cilin, etj dhe çfarë standarde teknike e sigurie u kërkuan?
—Pse kompanitë private nuk po hedhin një të tille në tregun tonë, por vetëm vaksina të prodhuara nga kompani të njohura, të sigurta e të certifikuara nga vende me procedura të konsoliduara për këtë?
—A krijon kjo një diskriminim sigurie midis atyre që do të vaksinohen gratis me këtë vaksinë nga shteti dhe atyre që do ta realizojnë këtë kundrejt pagesës së blerjes tek privati të një vaksine të origjinës së sigurtë?
—Cila është sasia e ardhur aktualisht dhe sa do te zgjasë delivrimi i plotë prej 320 mijë dozash që thuhen?
—Po pjesa tjetër e popullsisë jashtë këtij numri si do të vaksinohet në këtë periudhë domosdoshmerie?