Tritol banesës së Dacit, autori: Më tha e dua për azil

“Arrest me burg” ka dhënë Gjykata e Tiranës për 23-vjeçarin Vilson Brahja, autor i vendosjes së tritolit në banesën e Gazmir Dacit në Bathore. Daci po vuan dënimin për vrasjen në rrethana cilësuese të Valmir Kolaverit dhe plagosjen e të vëllait. Vilson Brahjan, 23-vjeç i lindur në Kukës dhe banues në Kamëz, dyshohet se vendosi 500 gramë eksploziv kundrejt pagesës në shtëpinë ku jeton familja e Dacit, i cili ndodhet në burg. Gjatë seancës Brahaj ka treguar alibinë e tij për ngjarjen.

“Këtë vepër e bëra kur nuk e dija që këto familje janë në gjak. Më ka thënë ai që më pagoi do vendosësh tritol këtu tek kjo shtëpi. Është shtëpia ime dhe e dua për azil. Djalin që më pagoi është 24-25 vjeç, jeton në Bathore. Tritolin ma solli ai. Më tha vendose këtu. Është shtëpia ime kjo, do të paguaj 1500 euro. S’e dija e kujt ishte shtëpia. Të nesërmen e mora në telefon, lekët s’mi dha. I thashë më fute në gjak me të tjerët. Të nesërmen i doli telefoni i fikur. E kam bërë për hall z.gjyqtar. Unë jam banor në Kamëz shtëpia që e vura e në bathore. E mora vesh në lajme çfarë kisha bërë”.

Brahaj u identifikua nga kamerat e sigurisë të cilat kishin fiksuar personin që vuri eksplozivin në banesën në pronësi të Xhelal Dacit në rrugën “Martin Camaj” në Bathore. Brahja ka treguar se ai i ka thënë që shtëpia ku do e vendoste ishte e porositësit. Bazuar në rrëfimin e 23-vjeçarit, personi që e urdhëroi kishte thënë se do të kërkonte azil, atëherë porositës mund të jetë vetë familja Daci. Kjo pasi Xhelal Daci, babai i Gazmir Dacit, prej disa muajsh ndodhet jashtë Shqipërisë, pasi i trembet hakmarrjes dhe ka kërkuar që edhe familja e tij të përfitojë azil por deri më tani nuk ja ka arritur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gazmir Daci është dënuar me 35 vite burg për vrasje dhe plagosje dhe po vuan dënimin në burgun e Vaqarrit për vrasjen e Valmir Kolaverit në 4 nëntor 2015, ndërsa ka plagosur rëndë vëllanë e tij Robert Kolaveri, i cili mbeti i paralizuar. Më 31 korrik të vitit 2016 ndaj tij u tentua një atentat nga jashtë burgut me snajper por autorët gabuan shënjestër. Vilson Brahaj, ishte dënuar më parë për vjedhje të një dyqani celularësh në Tiranë në vitin 2014. Nëse do të kërkosh për të në rrjetet sociale, do të befasohesh për 23-vjeçarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në rrjete sociale, Brahaj shfaqet me armë zjarri, ndërsa ka publikuar edhe një foto ku shihet i mbështetur një një makinë policie. Por më shumë të çudit puna e tij. Në profilin e tij në facebook, i riu shkruan se është pjesë e RENEA-s & FNSH -Forcat Speciale Shqiptare dhe se studion te Akademia e Rendit. Ai pozon gjithë krenari me armë të ndryshme, ndërsa mësohet se i riu ka qenë në Francë, aty kërkonte të jetonte si azilant.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?