Tritol dyqanit të kozmetikës mes natës, flet pronarja: S’kam konflikte
Zbardhet dëshmia e pronares së dyqanit të kozmetikës që u bë objekt i një sulmi me tritol gjatë natës në Tiranë. Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në rrugën “Sami Frashëri” pranë ‘Sheshit Willson’.
Mësohet se pronarja e dyqanit, shtetësja me inicialet E. P., ka thënë në polici se nuk ka konflikte me askënd.
Por në baze të dyshimeve nga grupi hetimor dhe prova të mbledhura për zbulimin e autorit, pronarja e dyqanit ka dhënë deklaratën për dyshimet e grupit hetimor për autorin.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 19.10.2022, reth orës 00:15, në rrugën “Sami Frashëri”, në dyqanin kozmetik të shtetases E. P., dyshohet se ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.