Tritol e drogë, 3 të arrestuar në Tiranë

Një operacioni tjetre policor është zhviluar në Tirane ku ne pranga jane vendosur 3 persona.

Të arrestuarve iu sekuestruan 17 kallëpe tritol, dy armë zjarri automatikë dhe lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis sativa.

Të arrestuarit janë: Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë,  S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër) dhe Lulzim Aruci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kontrolleve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– Kastriot Gazidede, 26 vjeç, banues në Tiranë.

– S. G., 16 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër)

Arrestimi i tyre u bë pasi në Pezë Helmës gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, në mjetin tip ‘Mercedes Benz’ me drejtues shtetasin Kastriot Gazidede dhe pasagjer shtetasin S. G., u gjetën dhe sekuestruan 17 kallëpe tritoli, një armë zjarri automatikë dhe 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

– Lulzim Aruci, 45 vjeç, banues në Shtish.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.4, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 17 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol

– 2 armë zjarri automatikë

– 1.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale ‘Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit’ dhe ‘Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike’.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?