Tritol, farmacisë së babait të Ministrit Tahiri

Farmacisë së babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i është vënë lëndë eksplozive gjatë natës. Farmacia e Bashkim Tahirit ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës “Nënë Tereza” dhe mësohet se nga shpërthimi i tritolit ka pasur vetëm dëme materiale.Tv A1 Report ka transmetuar se lënda eksplozive është vendosur në pjesën e jashtem të kondicionerit të farmacisë. Dyshimet e para janë se tritoli mund të jeté vënë për paralajmerim sepse po në të njejten kohë ai është vënë edhe pranë objektit të një shefi tjeter policie, Alfred Numanit.

SHKARKO APP