Tritol në banesën e Dacit, 23-vjeçari tregon detaje nga porositësi
”Arrest me burg” është masa e sigurisë që dha Gjykata e Tiranës për Vilson Brahaj, i arrestuar për vendosjen e eksplozivit në banesën e prindërve të Gazmir Dacit më 27 korrik.
23 vjeçari nga Kukësi u arrestua më 30 korrik. Mësohet se gjatë seancës Brahaj ka treguar alibinë e tij për ngjarjen. “Ai që më kontaktoi për të vendosur tritolin e kam njohur në shkollë. Ishte i moshës 25 vjeç. Tritolin ma ka sjellë vetë dhe më tha që shtëpia është e imja e dua të iki për azil. Nuk e dija që familja ishte në hasmëri”,-mësohet të ketë thënë Brahaj.
Për eksplozivin ai tha se eshte paguar 5 mije euro. “E bëra për lekë”,-ka shtuar ai. Brahaj u identifikua nga kamerat e sigurisë të cilat kishin fiksuar personin që vuri eksplozivin në banesën në pronësi të Xhelal Dacit në rrugën “Martin Camaj” në Bathore.
Ky i fundit është babai i Gazmir Dacit i cili ndodhet në burg duke vuajtur dënimin me 35 vjet heqje lirie për vrasjen e Valmir Kolaverit. Vilson Brahaj, ishte dënuar më parë për vjedhje të një dyqani celularësh në Tiranë në vitin 2014.
KOHA JONË SONDAZH

