Tritol në kantier në Kamëz, kamerat kapin autorin. Pronarët mohojnë konfliktet

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale në objekt, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Nga të dhënat paraprake dyshohet se një person i vetëm është afruar pranë kantierit, ka vendosur lëndën plasëse dhe më pas është larguar me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë fiksuar lëvizjet e autorit, duke ndihmuar hetuesit në identifikimin e tij dhe në rindërtimin e dinamikës së ngjarjes. Policia po analizon materialet filmike për të zbardhur identitetin e plotë të personit të dyshuar dhe për të bërë të mundur kapjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket motivit të mundshëm të ngjarjes, paraprakisht dyshohet për një konflikt të mundshëm të lidhur me aktivitetin e ndërtimit ose interesat e pronarëve të objektit. Megjithatë, vetë pronarët kanë mohuar kategorikisht ekzistencën e çdo konflikti apo problemi me persona të tjerë, duke e konsideruar ngjarjen të paqartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur mbledhjen e provave materiale. Hetimet po vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe për të përcaktuar autorësinë dhe motivin e mundshëm të këtij incidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?