Tritol shtyllës së tensionit të lartë në Lazarat

Një shpërthim eksplozivi ka hedhur në erë një shtyllë të tensionit të lartë në lazarat, duke shkaktuar dëme materiale.

Shpërthimi, sipas policisë është regjistruar gjatë mesnatës ne vendin e quajtur “Pulari”. Ai vjen nje dite pas sulmit qe kater te kerkuar, te armatosur i bene policise, nderkohe kur në Lazarat u përforcuan kontrollet e policisë nga FNSH dhe RENEA, per nje operacion blic.

Në vend ka shkuar grupi hetimor ku ka konstatuar se ne fund te shtylles mbajtese te nje shtylle elektrike ishte vendosur rreth 100 grame lende shperthyese, ku per pasoje eshte demtuar lehte bazamenti i shtylles mbajtese. Por sipas policise nuk eshte krijuar asnje propblem per shtyllen elektrike.

Nga Specialistet e Sektorit Kunder Krimeve te Renda ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster  po  punohet  për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin  dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP