Tritoli iu vendos makinës së gazetarit. Çfarë deklaroi në polici

Gjatë natës pati një shpërthim me eksploziv tek Fusha e Aviacionit në Tiranë, ku i ishte vendosur sasi eksplozivi një makine.

Rezulton se automjeti është në pronësi të gazetarit Florian Papadhimitri. Nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por u dëmtua vetëm makina tip Chevrolet me targa TR 9562 L.

Gazetari Papadhimitri dha dëshminë e tij në polici rreth kësaj ngjarje, i cili kishte mbetur i shokuar. Syri.net ka mësuar se ai është shprehur para policëve se nuk e ka idenë kush mund ta ketë bërë këtë akt kriminal, ndërsa shtoi se autorët mund të kishin ngatërruar edhe objektiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri tani, dyshimet e policisë janë se ngjarja nuk ka lidhje me profesionin e tij si gazetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Florian Papadhimtri ka punuar në disa media, Top-Channel, Shekulli, Alsat etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?