Tritoli mjetit të Kuliçit, PD: Ndëshkim shembullor dhe të shpejtë autorëve, jemi përkrah prokurorëve që luftojnë krimin

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike i bën apel organeve ligjzbatuese që të hetojnë dhe ndëshkojnë shpejt autorët të cilët i vendosën tritolin gjatë mbrëmjes automjetit të prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçi. PD shton se është afër të gjithë prokurorëve të ndershëm që luftojnë krimin si dhe familjeve të tyre.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Partia Demokratike është thellësisht e shqetësuar për sulmin mafioz ndaj prokurorit të Vlorës z. Albert Kuliçi, akt i kryer për shkak të detyrës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akte të tilla mafioze kërkojnë angazhimim e menjëhershëm dhe energjik të organeve ligjzbatuese për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve të kësaj ngjarje. Ndëshkimi ndaj tyre duhet të jetë shembullor dhe i shpejtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lufta ndaj krimit të organizuar, dhe veçanërisht promovimit dhe mbështetjes politike ndaj tyre, është prioritet kombëtar.

Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për trupën e prokurorëve dhe për familjet e tyre. Kemi qenë dhe do të mbetemi përkrah çdo prokurori të ndershëm që lufton krimin, pavarësisht mbështetjes që segmete të politikës i japin shpesh kriminelëve, duke i veshur me pushtet.

Injkurajojmë prokurorët dhe gjyqtarët e ndershëm, që pavarësisht vështirësisë, të vijojnë betejën pa kompromis ndaj krimit. Ata nuk janë vetëm në këtë betejë, por kanë përkrah shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë, që luftën ndaj krimit të organizuar e konsiderojnë si mundësi për ti dhënë vendit të ardhmen europiane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?