Tritoli ndaj shefit të Krimeve, 17 familjarë në panik dhe motivi enigmatik

17 anëtarë të familjes së shefit të Krimeve në Policinë e Shkodrës, në mesnatë u zgjuan në panik nga shpërthimi i një sasie tritoli. Për shkak të detyrës e ka cilësuar i ati i Pëllumb Shpatit motivin. Gjergj Shpati në një prononcim për mediat, tregoi se dëmet janë kudo në dyer, driatare e fasadë. Në banesë jetonin tre familje, me 17 anëtarë. Babai i tij thotë se nuk kanë asnjë konflikt dhe se së fundmi djali i tij nuk ka patur asnjë kërcënim.

”Kam dalë dhe kam dëgjuar krismën kam dalë dhe e kam parë. Ne jetojmë këtu 3 familje, ishte i fuqishëm, të kallxojnë vetë shikoni dëmet. Ka dëme në dritare, dyer, fasadë. Se dimë nga erdhi, se priti kush. Nuk e dimë, ishim në gjumë. Po për shkak të detyrës së ne s’kemi ngatërresa, si kam kujt borxh as më ka”,-tha Gjergj Shpati.

Vetë Pëllumb Shpati ka folur jashtë kamerave dhe është shprehur se nuk ka konflikt me askënd dhe se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë bërë sulmin ndaj tij. Autori është fiksuar në kamerat e sigurisë. Ai shihet teksa i afrohet shtëpisë së familjes Shpati për të vendosur lëndën eksplozive, e cila ka shkaktuar panik dhe frikë tek familjarët.

Tritoli në mesnatë është sulmi i gjashtë ndaj uniformave të policisë në këtë qytet përgjatë një viti. Në fund të 2022, një shpërthim me tritol ndodhi në banesën e një efektivi policie, i identifikuar si Valter Serra.

Në muaj qershor, u vendos tritol në shtëpinë e oficerit të Policisë Gjyqësore të Shkodrës, Pëllumb Vukajt. Edhe në këtë rast, u dëmtua mjeti i tij tip “Benz”.

Asnjë nga këto raste nuk është zbardhur dhe autorët nuk janë kapur.

SHKARKO APP