Tritoli në banesën e zyrtarit të PD-së, flet Demaj: Ja me kë jam në konflikt

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmë në derën e banesës së Vendim Demajt, nënkryetar i bashkisë së Kamzës.

Zyrtari demokrat tha se nuk ka asnjë konflikt, përveç konfliktit politik me Qeverinë, në një prononcim për televizionin Top Channel.

“Sipas telefonatave të komshinjve, ka qenë ora 23:30 (shpërthimi). Fatmirësisht as unë dhe as komshiu nuk kemi qenë në banesë, por me pushime. Janë thyer të gjitha xhamat e 5 kateve dhe janë shkatërruar dyert. Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, tha Demaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai tregoi se do të paraqitet në polici për të vijuar me procedurat, si dhe theksoi sërish se nuk ka asnjë konflikt personal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, edhe Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen, por ndryshe nga Demaj, uniformat blu thonë se tritoli është vendosur në derën e komshiut të nënkryetarit të Kamzës.

“Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati,  në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj,  ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri  dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale, thuhet në deklaratën e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?