Tritoli në shtëpinë e Dukës, burg për 34-vjeçarin. Avokati: Filmimet treguan se s’ishte ai autori

Arlen Hasanaj 34-vjeçari i arrestuar si autor i dyshuar i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, rezulton me një dëmtim në dorën djathtë, që dyshohet të jetë shkaktuar gjatë ndezjes së fitilit para hedhjes së lëndës plasëse në portën e jashtme të oborrit, natën e 24 janarit ne Durrës. Pritet akti i ekspertimit nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

Avokati mbrojtës i 34 vjecarit, Ilia Ilia ka vënë në dispozicion të hetimit pamjet filmike që tregojnë, sipas tij, se klienti i vet e ka pasur të pamundur të mbërrijë në Durrës në kohë për të realizuar veprën penale për të cilën akuzohet.

Që nga momenti i filmimit kur paguan faturën në qendren tregtare Megatek në 21.38 minuta, rruga e ndjekur deri në hyrje të Durrësit 22.00 ka qenë te ura e dajlanit, 22.02 hynë në rotondon kryesore të qytetit të Durrësit. 22.03 parkon te shtëpia e vetë, ndërkohë që në këtë orë është ndezur fitili te shtëpia e Dukës. Vetëm Batman e realizon këtë. Si duket ka interesa që dalin përtej interesave ligjorë, ka interes që të ketë një person që po ndiqet formalisht për këtë çështje“, tha avokati.

SHKARKO APP