Tritoli në Tiranë, Alfred Qefaliajt i gjenden tela eksplozivi, por “tradhëton” gjatësia

Alfred Qefalia u kap dy mbrëmje më parë. Grupi special që e ka arrestuar në një fushë jashtë Tiranës diku te karburant Kastrati, i ka gjetur në brez një pistoletë dhe dy shotgan. Policia dyshoi për lidhjet e tij me tritolin e Tiranës se në momentin e arrestimit iu gjetën edhe tela zgjatues që mund të lidheshin me tritolin, por edhe celularë. Prej dy ditë hetimesh policët nuk kanë arritur të zbardhin gjithë panoramën, por burime zyrtare thonë se ai ndoshta nuk është autori i vendosjes së tritolit te Farmacia. Një ndër elementet që tradhëton këtë fakt, është gjatësia e personit që duket në kamera duke vendosur eksplozivin te Farmacia dhe Qefaliajt. Ky i fundit është më i shkurtër sesa djali që duket në kamerat e sekuestruara tashmë nga policia. Hetimet do të zbardhin skemën, por ajo që policia thotë është se ai ka lidhje me ngjarjen, është i dyshuar për këtë, dhe po hetohet.

 

Kush është Alfred Qefalia?

Në vitin 2010

Alfred Qefalia ka marrë Arrest me burg dhënë nga prokuroria e Tiranës, për një nga të arrestuarit e operacionit të koduar “Triss” i realizuar në bashkëpunim me Policinë shqiptare, prokurorinë dhe autoritetet gjermane kater vite me pare. Operacioni qe zgjati disa muaj hetimesh atekohe, vuri perpara drejtesise disa persona, mes te cileve dhe Qefaliajn.

Ora 10.00 – Policia e Tiranës, ka njoftuar para pak minutash edhe  ndalimin e shtetasit, Emirjon Gjuta, i cili mbahej ne komisariat si i dyshuar, por dje ne mbremje i eshte dhene masa e arrestit. 26-vjeçari akuzohet për pengimin e drejtësisë në zbardhjen e ngjarjeve për shpërthimet me tritol që alarmuan Tiranën gjatë këtyre ditëve.  Sipas policisë, i riu ka penguar në identifikimin e autorëve përgjegjës për shpërthimet. Një nga numrat e kartës së telefonit rezultonte i regjistruar në emër të Emirjon Gjutës por ai nuk ka dashur të japë asnjë detaj mbi këtë fakt të zbuluar tashmë nga policia.I ndaluari Gjuta që prej ditës së mërkurë, ka guxuar të postojë e shkruajë  nga burgu për miqtë e tij në rrjetin social “facebook”.

Postimi i tij i parë ka qenë në datën 11 shkurt ku ka shkruar “Live te Drejtoria e Policisë”. Pas kësaj, statusi që tregonte vendodhjen e tij, është komentuar nga shumë miq të të riut.

Emirjan Gjuta i përgjigjet të gjitha komenteve të miqve të cilët e pyesin se ç’kërkon në polici dhe se ç’bën aty.

I riu pohon se gjithçka është në rregull dhe duket i kënaqur nga kushtet që i ka krijuar ministri Tahiri.

Te të dhënat e profilit të Emirjon Gjutës, rezulton se vetëcilësohet si administrator në Ministrinë e Ekonmisë. Gjithashtu te të dhënat e tij  i riu ka shkruar se jeton në Itali, në Agnani.

Guxim i madh i këtij të riu që poston dhe ironizon për këtë çështje kaq delikate si kjo e shpërthimeve, por e rëndë edhe për policinë e Shtetit që i lejon atij të përdori teknologjinë edhe nga dhoma e burgut.

SHKARKO APP