Tritoli një biznesi në Sarandë

Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 3 ku një sasi tritoli i është vënë një ndërtese e cila shërbente si pikë grumbullimi hekurash.

Policia raporton se bëhet fjalë për një sasi rreth 100 gramë tritol.

Në momentin e shpërthimit nuk ka qenë asnjë person në ndërtesë dhe janë regjistruar vetëm dëme materiale.

Policia po heton për motivet e mundshme që kanë çuar në vënien e eksplozivit.

SHKARKO APP