Tronditet Dibra, të shtënat me armë zjarri prishin qetësinë e Krishtlindjeve, plagoset një person
Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në këtë mbrëmje të ditës së Krishtlindjeve në Dibër, ku sipas raportimeve paraprake bëhet me dije se është plagosur një 50-vjeçar, identifikuar si Faik Zeqja.
50-vjeçari është plagosur në këmbë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e qytetit.
Grupi hetimor dhe policia kanë shkuar me urgjencë drejt vendngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj.
Njoftimi i plotë i policisë: Dibër/ informacion paraprak
Rreth orës 18.00, në vendin e quajtur “Kthesa e Majtarës”, njësia administrative Maqellarë, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se është plagosur në pjesën e këmbës shtetasi F. Z., rreth 51 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.