Tronditet Kamza, babai abuzoi me të bijën që 12 vjeç

Një ngjarje shokuese ka tronditur zonën e Kamzës në Tiranë, pasi një “baba” i ka shkatërruar jetën vajzës së tij duke kryer incest që kur ajo ishte vetëm 12 vjeçe.

Kryefamiljari, Artur Lezo, ndodhet një hap larg dënimit me 15 vite burgim, që ishte kërkesa përfundimtare e prokurorisë. Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij që në moshën 12-vjeçare.

Vajza e ka treguar historinë e saj kur mbushi 18 vjeç, pasi u fejua me një djalë nga Mallakastra, i cili konstatoi se nuk ishte e virgjër. Në këtë moment, vajza i ka treguar të ëmës se i ati kishte abuzuar me të që në moshën 12-vjeçare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me të ëmën, vajza bëri denoncimin dhe dëshminë në polici, e cila më pas arrestoi Artur Lezon. Vajza është shprehur se nuk ka për ta falur kurrë të atin, pasi abuzimi seksual ka ndodhur disa herë, kur e ëma nuk ndodhej në banesë, transmeton TCH.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa, për shkak edhe të moshës dhe turpit, kishte ngurruar që ta denonconte menjëherë këtë abuzim, i cili ishte edhe shkaku i prishjes së fejesës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?