Tronditet Lezha gjatë natës, shpërthim me tritol në një lokal

Një shpërthim ka tronditur Lezhën gjatë natës.

Objektiv i sulmit me lendë plasëse ishte një lokal në lagjen ‘Besëlidhja’, në bllokun e banimit pranë lumit Drin.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë policia po kryen të gjithë veprimet me qëllim zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin e autorëve të vendosjes së lëndës plasëse.

 

SHKARKO APP