Tronditet Përmeti, vritet me armë gjahu 28-vjeçari

Një vrasje ka tronditur një fshatin Topojan të Përmetit ditën e sotme. Një 28-vjeçar është qëlluar për vdekje nga një tjetër person.

Mesa duket ka qenë një konflikt momenti ai që ka nxehur gjakrat dhe ka sjellë këtë vrasje. Viktima është Elidjan Pashaj, ndërsa autori i krimit është identifikuar si Kujtim Bejollari,  65 vjeç, i cili është arrestuar.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Topojan, ndërsa policia po heton më tej rrethanat në të cilat është vrarë i riu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vret me armë gjahu një person, arrestohet autori. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin e shtetasit: Kujtim Bejollari, 65 vjeç, banues në Durrës, pasi: Ky shtetas pas një konflikti të çastit në fshatin Topojan, Këlcyrë, ka vrarë me armë gjahu shtetasin Elidjan Pashaj,28 vjeç. Menjëhere në vendngjarje kanë shkuar Shërbimet e policisë, të cilët bënë të mundur kapjen e autorit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?