Tronditet sërish Shkodra, djali qëllon të dashurën me armë zjarri dhe më pas veten!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Një djalë ka qëlluar të dashurën me armë zjarri dhe më pas dhe veten.
Sipas policisë, shtetasi K.M, 34 vjeç ka gjetur vdekjen në vend. Vajza është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Mark Lula.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi K. M., 34 vjeç dhe shtetasja A. P., me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi K. M. ka humbur jetën, ndërsa shtetasja A. P. është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.