Tronditet Shkodra! Si u vra me armë Naim Bajri me 10 plumba nga një makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte rreth orës 07:20, në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”, Shkodër, ku një person është vrarë me armë.

Viktima është Naim Bajri. Ai ka qenë i ulur në një lokal në tregun e Rusit në momentin kur autorët janë afruar duke e qëlluar mbi 10 herë me armë zjarri. Pas të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një qytetar tjetër.

68-vjeçari ishte banues në fshatin Dobraç, ndërsa ka mbetur i plagosur lehtë, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. Z., 58 vjeç.

Gjithashtu në livadh, në lagjen “Guerrile”, Shkodër, është gjetur i djegur një mjet që dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehja e zonës nga Policia vendore dhe FNSH Shkodër, si dhe janë nisur në drejtim të Shkodrës grupe të RENEA-s.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP