Tropojë, kapet një arsenal armësh, në pranga dy vëllezër

 

Një telefonatë në sallën operative të policisë së Tropojës për një konflikt në familje ka çuar në zbulimin e një arsenali armësh në fshatin Curraj i Poshtëm të Komunës Lekbibaj. 

Pas marrjes së telefonatës policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes, në lagjen Hajdarkolaj të fshatit Curraj i Poshtëm.

Nga veprimet e para u mësua se shtetësja D.H., bashkëshorte e Admir Hajdarkolaj kishte një konflitk pronësie me kunatin e saj, Artan Hajdarkolaj.

Kjo e fundit zotëronte një armë gjahu, të cilën pretendonte se e kishte me leje. Gjatë ndërhyrjes së policisë në banesë dhe në territorin e banesës janë gjetur dhe sekuestruar  arsenal armësh dhe konkretisht: kallashnikov, 2 pushkë , 1 çifte , 1 granatë dore , 52 fishekë, 2.2 metra fitil zjarrpërcjellës, 5 kapsolla detonatore dhe 1 elektrik.  
                                                              
Efektivat e Policisë kanë bërë shoqërimin në Komisariat të Policisë të tre personave dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve dhe konkretisht: Artan Hajdarkolaj, 30 vjeç dhe Admir Hajdarkolaj, 36 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë  për veprat penale “Armbajtie pa leje “ Armbajtie pa leje të armëve të gjahut dhe sportive”.

SHKARKO APP