Trump apo Biden? Presidenti aktual ”thyen” kompanitë e basteve

Donald Trump apo Joe Biden, një pyetje që po mundon të gjithë botën. Beteja për Shtëpinë e Bardhë nuk i ka shpëtuar as vëmendjes së kompanive të basteve. Përpara se të dilnin rezultatet e para, Joe Biden ishte ndjeshëm favorit. Fitorja e kandidatit Demokrat kuotohej me koeficentin 1.44. Pra e thënë ndryshe, në rast se luan 100 lekë, fitimi i mundshëm është 44 lekë.

Ndërkohë që triumfi i Presidentit Trump kuotohej me koeficientin 2,87. Mesa duket nuk është ide aspak e mirë të vësh bast kundër Trump, pasi për momentin situata duket në favor të kandidatit republikan edhe pse me diference te ngushtë.

Kjo sigurisht që u reflektua më pas edhe nga kompanitë e basteve që kanë ndryshuar drejtim duke kuotuar me 1.57 fitoren e Trump dhe me 2.5 suksesin e rivalit të tij. I vetmi front ku Biden përmbushi pritshmëritë ishte fitorja në votë popullorë ku demokrati është qartazi në avantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?