Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 3 Nëntor 2026, 23:02 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama! Lideri demokrat Berisha i ftuar te Blendi Fevziu këtë të martë në Opinion tha se është gati të bashkohet edhe me Arlind Qorin vetëm…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Brukseli dhe Shqipëria
  • Protesta
  • Kërcënime me bombë
  • Ben Blushi
  • Zgjedhjet në SHBA
  • PD dhe Berisha
  • Ministri i Transportit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Trump fton Putinin në samitin e G20-së

Trump fton Putinin në samitin e G20-së

Aktualitet
E enjte, 24 Shtator 2026 07:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas shtatë vjetësh mungesë Vladimir Putini mund të marrë pjesë sërish personalisht në një samit të G20-së. Ministri i Jashtëm amerikan, Marco Rubio, e ka ftuar atë në samitin e G20-së në Miami.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vazhdojnë përpjekjet për përfundimin e luftës së Rusisëkundër Ukrainës. Sipas deklaratave të ministrit të Jashtëm, Marco Rubio, qeveria amerikane e ka ftuar tani presidentin rus Vladimir Putin në samitin e G20, i cili do të zhvillohet në dhjetor në Miami.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rubio e arsyetoi këtë vendim para gazetarëve në Nju-Jork duke thënë se, nëse dëshiron të zgjidhësh probleme, duhet të takohesh edhe me njerëz me të cilët nuk je dakord. Sipas tij pjesëmarrja e Putinit në samitin e G20 në Miami do të ishte një mundësi e mirë që ai të bisedonte jo vetëm me presidentin amerikan Donald Trump, por edhe me krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
SHBA, Nju Jork 2026 | Marco Rubio takohet me Sergej Lavrovin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
Pamje nga takimi i delegacionit rus dhe amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-sëFotografi: Yuki Iwamura/AP Photo/dpa/picture alliance

Armëpushim, apo jo?

Rubio u shpreh gjithashtu optimist se mund të ketë një ndërprerje të luftimeve. Pas një takimi me ministrin e Jashtëm rus, Sergej Lavrov, ai tha se Ukraina dhe Rusia janë të interesuara për një armëpushim të kufizuar.

Mund t'ju interesojë

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Para 4 orësh
Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Para 5 orësh
Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm

Studiuesi Auron Tare: Trump, presidenti amerikan me mbështetjen më të ulët në midterm

Para 5 orësh

Sipas Rubios të dyja palët kanë sinjalizuar interes për një marrëveshje që mund të përfshijë ndalimin e sulmeve ndaj transporteve të drithërave dhe ndaj objekteve energjetike. Ai theksoi se arritja e një marrëveshjeje të pjesshme në këtë konflikt nuk është e lehtë, por se përpjekja ia vlen edhe nëse ajo nuk i jep fund plotësisht luftës.

Megjithatë pak më vonë Lavrovi i zbehu këto pritshmëri. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ai hodhi poshtë sërish çdo ide për armëpushim. Sipas tij një pauzë të tillë e dëshiron vetëm Evropa, në mënyrë që gjatë kësaj kohe ta furnizojë Ukrainën me më shumë armë.

SHBA 2026 | Sergej Lavrov
Lavrovi tha në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se një pauzë të tillë e dëshiron vetëm Evropa, në mënyrë që gjatë kësaj kohe ta furnizojë Ukrainën me më shumë armëFotografi: Alexander Shcherbak/ZUMA/IMAGO

Lavrovi deklaroi se Moska, ashtu siç ka thënë edhe presidenti Vladimir Putin, po kërkon një zgjidhje gjithëpërfshirëse për t’i dhënë fund konfliktit.

Ukraina e gatshme për armëpushime të pjesshme

Ministri i Jashtëm ukrainas, Andrij Sybiha, theksoi në kundërpërgjigjen e tij se Kievi është i gatshëm për një armëpushim të menjëhershëm dhe të plotë, pa kushte, me kusht që edhe Moska ta respektojë atë.

Ai shtoi se Ukraina është gjithashtu e gatshme për armëpushime të pjesshme, që do të përfshinin ndalimin e sulmeve ndaj objekteve energjetike ose ndaj eksporteve të drithërave.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e akuzoi presidentin rus Vladimir Putin se nuk dëshiron paqe.

SHBA-ja po përpiqet prej kohësh të arrijë një fund të luftës së agresionit rus, e cila vazhdon prej më shumë se katër vjet e gjysmë. Megjithatë deri tani raundet e bisedimeve nuk kanë sjellë ndonjë përparim vendimtar./dw/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 4 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona
Para 4 orësh

Champions/ United përmbys Romën, fitojnë edhe Bayerni, Interi dhe Barcelona

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 5 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit
Para 5 orësh

Tragjedia me 69 viktima, jep dorëheqjen ministri i Transportit

Më të lexuarat

1 Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë
Para 8 orësh

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

2 Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë
Para 5 orësh

Lapaj: Veliaj në vend që të çojë lekë në Amerikë, të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë

3 Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting
Para 8 orësh

Promovimi i romanit të Ben Blushit ishte si miting

4 Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!
Para 4 orësh

Berisha: Jam gati të bashkohem edhe me Arlind Qorin që të largojmë kryeministrin Rama!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.