Trump me dy efekte, Britania synon marrëveshjen për emigrantët me Kosovën
Mbretëria e Bashkuar synon që të arrijë marrëveshje me Kosovën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore. ”Ky nuk është Bashkimi Europian, dhe asnjë nga këto tre vende nuk është (ende) anëtar i BE-së, kështu që ai anashkalon akuzat konservatore se po përpiqet të ”përmbys Brexit””, lexohet në shkrimin e medias britanike “Independent”, që në thelb analizon kthimin e Donald Trump në presidencën amerikane. Trump mund të ketë dy efekte të ndryshme në politikën europiane: mund t’i detyrojë vendet të punojnë së bashku, ose mund t’i bëjë liderët europianë që të kthejnë sytë në mbrojtjen e interesave kombëtare të shteteve të tyre.