Trump “nuk i ndahet” Iranit, presidenti i SHBA: Është koha për ndryshim të regjimit

Donald Trump nuk e ka spostuar vëmendjen nga Irani. Presidenti i Shteteve të Bashkuara kujtoi edhe një herë se e ka në fokus Republikën Islamike, edhe pse, pavarësisht shtimit të pranisë ushtarake në rajon, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim kundër saj.

Deklarata më e fundit e Trumpit tregoi qartë se ai kërkon ndryshimin e status quo-së. “Një ndryshim regjimi në Iran do të ishte gjëja më e mirë që mund të ndodhte”, u shpreh Trump.

“U bënë 47 vjet që ata vetëm flasin, e ndërkohë që kjo ndodh, kemi humbur shumë jetë njerëzish”, tha Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetjes se çfarë mund të bëjë Irani që të shmangë një sulm të SHBA-së, ai iu përgjigj duke thënë se “Teherani duhet të ofrojë marrëveshjen që kishim pritur që herën e parë. Por deri tani, shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë kemi parë vetëm fjalë, dhe jo veprime. Duke komentuar aktivitetin bërthamor të Iranit, Trumpi e bëri të qartë se SHBA-ja “nuk dëshiron që të ketë pasurim uranium” , teksa e ka lënë vazhdimisht të kuptohet se reduktimi i mëtejshëm i programit atomik të regjimit të ajatollahëve, është objektiv kryesor i tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?