Trump për BBC: Jam i zhgënjyer nga Putin, por nuk e kam mbyllur me të!

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është i zhgënjyer nga presidenti rus Vladimir Putin, por nuk e konsideron marrëdhënien mes tyre të përfunduar. Në një intervistë telefonike ekskluzive për BBC, Trump tha se “nuk i beson thuajse askujt”, kur u pyet drejtpërdrejt nëse ka ende besim te udhëheqësi rus.

Deklaratat vijnë disa orë pasi presidenti amerikan njoftoi dërgimin e armëve për Ukrainën dhe paralajmëroi për tarifa të ashpra ndaj Rusisë, nëse nuk arrihet një marrëveshje armëpushimi brenda 50 ditësh.

Intervista prej 20 minutash, e dhënë nga Shtëpia e Bardhë, shënon gjithashtu një vit nga atentati ndaj jetës së Trump gjatë një mitingu elektoral në Butler, Pensilvani. I pyetur nëse ky atentat e ka ndryshuar, Trump u shpreh se përpiqet të mos mendojë për të: “Nuk më pëlqen të mendoj nëse më ka ndryshuar… Të menduarit për këtë mund të jetë diçka që ndryshon jetën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump tha se ka pasur katër raste kur ka menduar se një marrëveshje paqeje me Rusinë ishte afër, por Putini i ka zhgënjyer pritshmëritë e tij. “Do të kemi një bisedë të mirë… do të më duket sikur jemi afër marrëveshjes, dhe më pas ai do të godasë një ndërtesë në Kiev”, tha presidenti amerikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur për aleancën ushtarake të NATO-s, të cilën dikur e quante “të vjetëruar”, Trump u shpreh se tashmë ka ndryshuar mendim. “NATO po bëhet e kundërta e asaj që ishte. Ata tani po paguajnë faturat e tyre”, tha ai, duke shtuar se ishte i impresionuar nga vendimi i aleatëve për të rritur shpenzimet ushtarake në 5% të PBB-së. /Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?