
Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ka përparim për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë dhe së shpejti mund të ketë lajme të mira.
“Mendoj se po shkojmë shumë mirë me Ukrainën dhe Rusinë. Po e them këtë për herë të parë. Mendoj se mund të kemi disa lajme të mira“, tha presidenti amerikan, duke përsëritur se ky është një proces i vështirë.