Trump pret Ramën dhe liderët: Bordi i Paqes është një arritje e madhe, kam zgjidhur 8 konflikte në botë për një vit

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka pritur liderët e vendeve anëtare të Bordit të Paqes, mes tyre kryeministrin Edi Rama dhe presidenten Vjosa Osmani, të mbërritur në Uashington për ceremoninë zyrtare të përurimit të Bordit të Paqes. Liderët e rreth 40 shteteve u rreshtuan me Trump në Institutin Amerikan të Paqes në Uashington, për foton familjare të realizuar para nisjes së punimeve.

”Kënaqësi e madhe të ftojmë miq nga e gjithë bota. Është një bordet më me peshë që është krijuar deri më sot. Këta janë udhëheqësit më të mëdhenj botërorë. I kemi ftesë shumë njerëzve, por jo disa që mendojmë se kanë shkaktuar probleme. Është bord shumë i mirë. Dua të falënderoj gjithë udhëheqësit që janë këtu sot, në këtë mbledhje kaq të rëndësishme. Ky bord u themelua për paqe dhe nuk e kisha idenë e imazhit që do të kishte. Unë erdha dhe vendosëm këtë paqe”,– tha fillimisht Trump.

Presidenti nënvizoi se vende si: Kazakistani, Azerbajxhani, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani dhe Kuvajti janë vendet që së bashku kanë premtuar në total më shumë 7 miliardë dollarë për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Rripit të Gazës pas luftës. Po ashtu përmendi edhe që i ka dhënë fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

”I kam dhënë fund një konflikti mes këtyre vendeve. Unë e arrita këtë”,-kështu u shpreh ai teksa foli për Kosovën dhe Serbinë. Ai iu drejtua presidentes Vjosa Osmani me fjalët: ”Mund të ngriheni në këmbë. Çfarë pune që keni bërë! Shumë mirë. Po shkoni shumë mirë me njëri-tjetrin dhe kur të mos shkoni mirë me njëri-tjetrin më merrni në telefon dhe e zgjidhim këtë punë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trump shtoi edhe se ka zgjidhur 8 konflikte në botë në vetëm një vit në mandatin e tij të dytë, teksa njoftoi se SHBA do të japë 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. ”SHBA do të bëjnë një kontribut 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të. Është një mbështetje e vogël kur sheh koston e luftës. Jemi të përkushtuar dhe së bashku mund të arrijmë ëndrrën për të sjellë paqe afatgjatë në rajon. Shpresoj të kthejmë sytë e botës sesi konflikte të tjera mund të zgjidhen. Ne kemi zgjidhur 8. I kemi zgjidhur për pak ditë. Plagët e fundit mund të shërohen. Planeti do të jetë më i sigurt dhe në paqe”.

Nisja e aktivitetit të Bordit shënon një hap të ri në koordinimin ndërkombëtar për adresimin e sfidave globale të sigurisë dhe të rindërtimit. Prania e Shqipërisë në bordin themelues, dëshmon sërish se Shqipëria qëndron me vendosmëri përkrah shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjitha përpjekjet për promovimin e paqes, sigurisë dhe angazhimit konstruktiv global.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?