Trump refuzon jelekun antiplumb pas atentateve: Do të dukesha 20 kg më i rëndë!
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ka refuzuar sugjerimin për të veshur jelek antiplumb, pavarësisht disa përpjekjeve për atentat ndaj tij.
Gjatë një prononcimi për mediat, Trump u shpreh me humor se nuk do të ndihej rehat me një masë të tillë sigurie. “Nuk e di nëse do të mund të duroja të dukesha 20 kilogramë më i rëndë”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për përdorimin e jelekut mbrojtës.
Megjithatë, ai vlerësoi efektivitetin e këtij mjeti sigurie, duke iu referuar një incidenti të fundit ku një agjent i Shërbimit Sekret u qëllua gjatë një atentati ndaj tij. Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar, ndërsa agjenti ndodhej në një aktivitet në Hilton Washington Hotel, në kuadër të darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.
“Jeleku bëri një punë të mrekullueshme. Ai u godit nga një plumb nga afër dhe as nuk donte të shkonte në spital”, u shpreh Trump.
Presidenti konfirmoi se i është sugjeruar disa herë përdorimi i jelekëve antiplumb dhe se kjo mbetet një çështje për t’u marrë në konsideratë.
I pyetur nëse ndihej i rrezikuar nga një tjetër tentativë e mundshme për vrasje, Trump u përgjigj se nuk po mendonte për këtë. “Edhe nëse do të mendoja se nuk do të bëja një punë shumë të mirë këtu, do të mendoja vetëm për këtë”, shtoi ai.
Trump është përballur me disa tentativa atentati gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2024. Në një prej incidenteve në korrik të atij viti, ai mbeti i plagosur nga një plumb.
KOHA JONË SONDAZH

