Trupat e masakruar/ Çfarë fiksuan kamerat në pyll, pse djali ndryshoi mbiemrin pas zhdukjes së prindërve

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja makabër e çiftit Pasho në Itali, të cilët u gjetën pas 5 vitesh të zhdukur, të paketuar në disa valixhe, pranë burgut të Socilianos në Firences.

Sipas ndërtimit të fundit të dinamikës se si trupat janë gjetur në valixhe, hetuesit kanë arritur në përfundimit se trupat e masakruar janë hedhur në pyll nga një kamionçinë e hapur.

Kamerat e sigurisë  kanë shquar se kjo makinë ka lëvizur në segmentin Firenze – Piza dhe pranë burgut të Socilianos ka ulur shpejtësinë, për të hedhur në kohë të ndryshme valixhet me trupat e copëtuar të çiftit.

Hedhja e valixheve mësohet se është bërë në kohë të ndryshme.

Po sipas ekspertëve raportohet se kanë qenë të paktën 3 persona që kanë bashkëpunuar midis tyre në hedhjen e trupave, në këtë rast drejtuesi I mjetit dhe dy të tjera.

Tashmë hetuesit pas zhvillimeve të fundit, janë duke kontrolluar të gjitha makinat që familja Pasho ka pasur në pronësi gjatë 5 viteve të fundit.

Një nga të dyshuarit kryesorë është djali i çftit, Taulant Pasho.

Ky i fundit pas ngjarjes ka ndryshuar mbiemrin, duke e bërë Çela.

Hetuesi pritet të marrin në pyetje në burgun e Zvicrës për vrasjen e prindërve dhe për humbjen e 40 mijë eurove.

Ai ka qenë personi i fundit që ka pasur kontakt me ta. Ndryshe kanë dëshmuar motrat e Taulantit, të cilat ka thënë se për herë të fundit prindërit kanë qenë me ish të fejuarën e vëllait të tyre.

Për të zbardhur të kaluarën e Taulantit por edhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, policia italiane po bashkëpunon me autoritet shqiptare.

/ SYRI.net

SHKARKO APP