Trupi i Kacifas do të dorëzohet tek familjarët deri të martën
Autoritetet shqiptare kanë rënë dakord të dorëzojnë trupin e Konstantinos Kacifas, tha avokati i familjes në një intervistë për televizionin Antena, raporton ekathimerini.
“Pritet që autoritetet në Shqipëri do të lëshojnë trupin e Kacifas tek të afërmit deri të martën”, tha avokati Efthimios Navridis për televizionin ANT1 të hënën.
Vdekja e Kacifas ka ngjallur tensione midis Greqisë dhe Shqipërisë.
“Autoritetet shqiptare pohojnë se Kacifas u vra në një shkëmbim zjarri me policinë shqiptare“, shkruan Ekathimerini.
Vrasja e 35-vjeçarit nxiti protesta të tensionuara në Greqi duke acaruar edhe marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve.
KOHA JONË SONDAZH

