Trupi i pajetë i Kacifas mbërrin në Gjirokastër

Plot 11 ditë pas vrasjes në Bularat, trupi i pajetë i minoritarit grek, Konstandinos Kacifas ka mbërritur në Gjirokastër.

Ai iu është dorëzuar autoriteteve lokale në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku pritet të bëhet edhe dorëzimi te familja, për tu mbajtur më tej funerali.

Dërgimi i trupit të Kacifas në Gjirokastër, u bë një ditë pas autorizimit të prokurorit të Krimeve të Rënda, Njazi Seferi.

Swiss Digital Desktop Reklama

35-vjeçari Kacifas mbeti i vrarë nga RENEA më 28 tetor në Bularat të Gjirokastrës, gjatë festës së përvitshme në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në territorin e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fillimisht Kacifas qëlloi me armë zjarri ndaj policisë, ndërsa më tej kur uniformat blu u vunë në ndjekje, ai nuk i ndali të shtënat drejt mjeteve të policisë.

Kështu pas disa orësh ndjekje, 35-vjeçari u rrethua, por edhe nga aty nuk i ndali të shtënat. Kjo bëri që gjatë shkëmbimit të zjarrit të mbetet i vrarë, duke refuzuar që të dorëzohet, sipas versionit të policisë shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?