Tryeza me qeverinë, Ndoka: Trysnia ndërkombëtare nuk përjashton as opozitën

Për aleatin e Partisë Demokratike, Nard Ndoka ajo që ndodhi ditën e djeshme nuk ishte surprizë, madje ai nuk e quan as marrëveshje. I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Ndoka tha se ishte diçka proceduriale, që të drejton drejt zgjedhjeve të parakohshme.

I pyetur për presionin ndërkombëtar, Ndoka u shpreh se trysnia kryesore ishte ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, por kjo nuk e përjashton as opozitën.

“E para, ne kemi një detyrim me ato 9 pikat e Bundestagut gjerman, i ka edhe opozita edhe mazhoranca. Në këtë rast ishte një detyrë për klasën politike shqiptare. Opozita e bëri detyrën e vet, ne ngritëm grupet tona si opozitë e bashkuar, draft propozimet, pra i dhamë jetë asaj detyre që ndërmorëm. Rama u përpoq nëpërmjet akrobacive që të ushtrojë presion, deklaroi para ca kohësh se do ta miratojë me këta deputetë reformë. Pra ai u rikthye në pjesën e një logjike parlamentare. Në këtë sens trysnia ndërkombëtare ka qenë në mënyrë të drejtpërdrejtë nga mazhoranca dhe kryeministri Rama. Por kjo nuk përjashton as opozitën në agjendën e vet, kuptohet që ndërkombëtarët ndërhyjnë në të dyja anët e politikës shqiptare për të dhënë një produkt të besueshëm dhe për të vazhduar më tej me ato detyrat që kemi”, u shpreh Nard Ndoka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?