Tryeza për Reformën Zgjedhore, Vasili: 15 marsi, afat i panegociueshëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, njëherësh anëtari i Këshillit Politik deklaroi se propozimi i opozitës është mirëpritur.

Teksa u ndal tek disa nga propozimet, ai theksoi se teknologjia e re është jetike dhe justifikon çdo kosto. Pak pas përfundimit të mbledhjes së tryezës për Reformën Zgjedhore, Vasili pohoi se 15 marsi është i afat i panegociueshëm.

“Kemi ndarë nevojën për të rritur sigurinë e votimit për të evituar manipulimin, Për ti dhënë një kohë të gjatë kësaj praktike të re, pasi manipulimi i votave ka shkatërruar besimin e zgjedhjeve. Përdorimi i teknologjive justifikon kostot, pasi manipulimi krijon qeveri që janë të korruptuara. Ne kërkojmë që vullneti i qytetarëve të jetë ashtu siç ata e hedhin në kutinë e votimit. Vullneti është gjithmonë ajo që do bëjë diferencës, opozita ka punuar me një shpejtësi të jashtëzakonshme dhe 15 marsi është një datë e panegociueshme dhe është një hap kyç për hapjen e negociatave”, tha Petrit Vasili.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?