Tsipras: Vlerat europiane janë më të fuqishme në Ballkan sesa në Bruksel

Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka reaguar për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duke e konsideruar si një një mesazh dobësie dhe humbje për strukturën europiane. “Vendimi i Këshillit Europian për të refuzuar nisjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore është një mesazh dobësie dhe humbje për strukturën evropiane”, thekson ai. Po ashtu Tsipras shton se: “Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të fuqishme në Ballkan se sa në Bruksel. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të ardhmen dhe unitetin e Europës. Ia kemi borxh popullit tonë”.

SHKARKO APP