Dy vepra kombëtare/ Autostrada Thumanë-Kashar më 30 qershor dhe Tuneli i Llogarasë hapet më 5 korrik
Qeveria ka investuar në dy vepra të mëdha kombëtare. Autostrada Thumanë-Kashar hapet me 30 qershor, kurse Tuneli i Llogarasë do të hapet më 5 korrik. Ky projekt kushton 20.4 miliardë lekë dhe është një investim infrastrukturor që konsiderohet si ndër më të rëndësishmit për jugun e vendit.
Tuneli pritet që të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta dhe do të ketë një gjatësi prej afro 6 kilometrash.
Lajmin për hapjen e tunelit e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, sot me një postim në “Facebook”.
“Tuneli i Llogarasë. 5 Korrik 2024”, shkruan Rama.
Edhe autostrada Thumanë-Kashar është vepër e madhe dhe që shkurton shumë kohën e udhëtimit, pasi përherë ky aks ishte problematik.