Turi për peticionin/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ndalet sot në Kukës, protesta para Pallatit të Kulturës
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit do të mbetet përsëri në veri, kësaj radhe në Kukës ku do të zhvillojë peticionin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.
Protesta mbahet në orën 17:00, para Pallatit të Kulturës ”Hasan Prishtina” në Kukës dhe mbështetet nga dega e PD në Kukës.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e Shkodër. Kjo do të jetë e 3-ta në një qytet jashtë Tiranës por do të vijohet dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, ndërkohë ky tashmë është dhe një premtim elektoral i Bashës i cili u shpreh se kur PD të vijë në qeveri, do e ndërtojë siç ishte.