Turistët bllokohen në kanionet e Langaricës

Një grup turistësh mbetën të bllokuar këtë të hënë në kanionet e Langaricës në Përmet, si pasojë e motit të keq.

Rreth pesë shtetas të huaj ishin duke vizituar këtë zonë, por rritja e papritur e nivelit të ujit të lumit si shkak i prurjeve nga shiu e bëri të vështirë vazhdimin e mëtejshëm të udhëtimit të tyre.

Pas sinjalit të dhënë për ndihmë, në vendngjarje ka mbërritur policia lokale dhe shërbimi zjarrfikës, duke i dhënë ndihmën e parë dhe bërë të mundur nxjerrjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Turistët u dërguan në spital dhe gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar dhe pa probleme për jetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?