Turistët e huaj braktisin agjencitë dhe guidat turistike në Shqipëri, ja alternativa që po zgjedhin
Një prirje e re po vërehet gjithnjë e më qartë këtë sezon turistik në Shqipëri: turistët e huaj po shmangin gjithnjë e më shpesh agjencitë dhe guidat tradicionale, duke zgjedhur një formë më fleksibël, më të personalizuar dhe shpesh më të përballueshme për të udhëtuar brenda Shqipërisë. Në vend që të rezervojnë paraprakisht për ture standarde në grup, shumë udhëtarë kanë filluar të kërkojnë shërbime private me guida “on-demand” një formë hibride mes taksisë, mikpritjes lokale dhe guidës turistike.
Sipas disa operatorëve turistikë lokalë, ky trend është shtuar ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit, sidomos në qytetin bregdetar të Durrësit. Dhe nuk është vështirë të kuptohet pse. Shqipëria, një vend ende në zhvillim, përballet me sfida infrastrukturore që shpesh e bëjnë të vështirë për turistët që të udhëtojnë në mënyrë të pavarur. Shto këtu barrierat gjuhësore, mungesën e sinjalistikës në zona rurale dhe rastet e raportuara të çmimeve të rritura për të huajt dhe bëhet e qartë pse shumë prej tyre kërkojnë një alternativë më të sigurt dhe të personalizuar.
Në të njëjtën kohë, udhëtarët modernë nuk janë më të kënaqur me “turet klasike” që ndjekin të njëjtin itinerar si çdo broshurë. Ata duan fleksibilitet. Disa preferojnë një drekë tradicionale në një fshat të izoluar malor, të tjerët duan të ndalen për foto në vende që nuk i gjen në Google Maps. Kjo lloj kërkëse ka krijuar hapësirë për një ofertë të re që vjen, ndryshe nga ç’pritej, jo nga agjencitë turistike, por nga kompani taksish të shkathëta e inovative.
Një nga këto kompani, e cila po tërheq vëmendjen me ritmin më të lartë të rritjes këtë sezon, është Yoo Taxi, një shërbim taksie me bazë në Durrës. Në më pak se dy muaj, Yoo Taxi ka grumbulluar mbi 150 vlerësime në Google, nga të cilat 99% janë me 5 yje një statistikë që tejkalon çdo kompani tjetër taksie apo agjencie turistike në qytet. Nuk janë thjesht shifrat ato që impresionojnë, por entuziazmi në komentet e turistëve, të cilat më shumë ngjajnë me falënderime për miq sesa për një shërbim komercial.
“Bledi është guida më e mirë dhe më i sjellshmi që kemi pasur! Na çoi në vendet më të bukura dhe na bëri foto fantastike gjatë gjithë ditës,” shkruan një turiste nga Suedia.
“Përdorëm këtë kompani gjatë gjithë qëndrimit tonë në Shqipëri. Çmimet ishin shumë të arsyeshme dhe makina gjithmonë e pastër dhe e rehatshme,” tregon një çift nga Britania.
“Na çuan në Berat, na treguan Malin e Tomorrit dhe madje organizuan një drekë tradicionale në majë të malit. Një përvojë që nuk do ta harroj kurrë,” thuhet në një tjetër koment.
Kjo kompani, ndryshe nga shërbimet klasike të udhëzimit, nuk funksionon me guida të ngurtësuara, por me drejtues që njëkohësisht janë edhe shoqërues, përkthyes, fotografë, dhe negociatorë me tregtarët lokalë për të shmangur çmimet e fryra për të huajt. Kjo e bën eksperiencën më personale dhe më autentike një përvojë që shumë turistë e ndiejnë si “udhëtim me mikun e tyre lokal”.
Një tjetër faktor që e ka ndihmuar këtë model të përhapet me sukses është përdorimi i automjeteve elektrike, të cilat ulin ndjeshëm koston e operimit dhe e lejojnë kompaninë të ofrojë çmime më të lira se shumica e agjencive turistike për ture private. Kjo është një zgjidhje e qëndrueshme dhe ekonomike që i përshtatet nevojave të turistëve, sidomos atyre që kërkojnë të eksplorojnë më shumë për më pak.
Por përveç modelit të shërbimit, është dhe mënyra si kjo kompani po komunikon me audiencën që ka bërë diferencën. Ndryshe nga promovimi klasik, Yoo Taxi përdor marketing digjital të targetuar dhe përmbajtje kreative në rrjete sociale, që i ka ndihmuar të bëhen viralë dhe të tërheqin klientë të rinj çdo ditë. Kjo qasje moderne ka bërë që brenda pak muajsh, të konsiderohen si kompania e taksive me rritjen më të shpejtë në sezonin veror 2025 në Durrës.
Teksa Shqipëria vazhdon të rritet si një destinacion i preferuar mesdhetar, duket se edhe mënyrat se si turistët eksplorojnë vendin po ndryshojnë. Dhe ndoshta, në vend të flamujve me numra dhe tureve me autobus, e ardhmja i përket atyre që ofrojnë përvojë të personalizuar, fleksibilitet dhe ndjeshmëri njerëzore ashtu siç e kërkon udhëtari i sotëm.
KOHA JONË SONDAZH



