Turistët po sjellin optimizëm, qytetarët shqiptarë mendojnë se ekonomia po shkon mirë

Në prag të sezonit masiv veror, besimi i bizneseve në fushën e shërbimeve ku përfshihen supermarketet, baret e restorantet u rrit me 8.2 pikë përqindje në prill. Edhe më i fortë rezulton optimizmi te bizneset në sektorin e tregtisë. Besimi te tregtarët e ushqimeve apo veshjeve u rrit me plotë 9.3 pikë përqindje duke shënuar kështu një rekord të r historik.

“Po shohim që ndonëse sezoni turistik masiv nuk ka nisur ende, ka shumë turistë. Ata gjallërojnë konsumin te bizneset e shërbimeve dhe rrjedhimisht te tregtia. Ndaj këtu ka optimizëm të shtuar”, u shpreh Romina Radonshiqi, eksperte e ekonomisë.

Pas disa muajsh në rënie, prilli ri-zgjoi optimizmin edhe te bizneset në sektorin e industrisë Bazuar te pritshmëritë për më shumë shitje, bizneset në këtë sektor shfaqën besim në rritje, me 3.5 pikë përqindje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?